Pamjet e 1997, kur Berlusconi përlotej për tragjedinë e Otrantos(Video)

by author

Ish-kryemninistri italian Silvio Berlusconi u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 86-vjeçare, duke bërë që i gjithë shtypi italian të rikthejë dhe njëherë në vëmendje karrierën e gjatë të tij në politikë dhe biznes.

Advertisements

Nga momentet e ish-kryeministrit u publikuan dhe njëherë pamjet nga viti 1997, kur Berlusconi u përlot përpara kamerave për tragjedinë e Otrantos.

Advertisements

Asokohe në opozitë, Berlusconi doli në mbështetje të emigrantëve shqiptarë teksa tha se Italia duhet t’u gjendet pranë dhe të pranojë ata të cilët braktisin vendin fqinj për një jetë më të mirë.

“Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik.

Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë”, tha Berlusconi.

TË NGJASHME