Një avion i kompanisë “KLM” bëri një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtare “Mariscal Sucre” në Quito të Ekuadorit, për shkak të një alarmi për bombë.
Advertisements
Menjëherë, në aeroport u aktivizua protokolli i emergjencës dhe me uljen e avionit,
Advertisements
të gjithë pasagjerët u evakuuan me shpejtësi dhe pa probleme.
Avioni i “KLM”, ishte nisur drejt Amsterdamit,
por alarmi e detyroi atë që të ulej në aeroportin e kryeqytetit.
Forca të shumta policie janë duke hetuar për ngjarje,
ndërkohë që deri në këto momente raportohet se alarmi u dha nga një person i panjohur.
Efektivët kontrolluan hapësira të mëdha në aeroport dhe avionë të ndryshëm dhe nuk kanë gjetur asnjë gjë të dyshimte,
teksa gjendja e gatishmërisë vijon të mbetet aktive.