Një avion bëri ulje emergjente në aeroportin Changi të Singaporit të dielën pasi motori i tij mori flakë.
Advertisements
Avioni, i cili fluturonte nga Aeroporti Ndërkombëtar Tianfu në Kinë, u ul në pistën 3 të Changit, me të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të evakuuar të sigurt, raportuan mediat e huaja.
Advertisements
Nëntë pasagjerë nga 146 që ndodheshin në bordin e avionit pësuan lëndime të lehta.
Ulja emergjente bëri që një nga pistat në aeroport të mbyllej për gati tre orë. Shërbimi i Emergjencave të Aeroportit i është përgjigjur menjëherë ngjarjes dhe ka fikur zjarrin në motorin e majtë rreth orës 16:25.