Lajmi se Kiara dhe Luizi do të bëheshin prindër është konfirmuar më në fund nga vetë çifti. Nëpërmjet një kënge, ata kanë zbuluar më në fund se janë në pritje të një vajze. Kaq mjaftoi për ndjekësit e shumtë të çiftit, që mos t’i kursenin urimet dhe fjalët e ëmbla për çiftin.
Advertisements
Por, duket se ky lajm kaq i bukur, ka sjellë edhe përfundimin e disa armiqësive të formuara përgjatë “Big Brother”. Ndër personazhet që nuk i ka kursyer urimet ka qenë edhe Efi Dhedhes, e cila edhe pse tashmë nuk ka një marrëdhënie të mirë me çiftin ka vendosur që t’i urojë për lajmin e bukur.
Advertisements
Ndër persona të tjerë që i ka lënë anash mëritë ka qenë edhe Ronaldo Sharka, i cili ka pasur shpesh konflikte me Kiarën dhe Luizin edhe jashtë “BBV2”, por duket se për këtë rast i ka hedhur pas krahëve këto dhe ka shprehur urimin e tij me fjalë shumë të bukura për vogëlushen që do të vijë në jetë. Kur të gjithë po uronin Kiara Titon dhe Luiz Ejllin për lajmin e ëmbël, një “InstaStory” i Zhaklinës tronditi ndjekësit.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashuri. E trishtë”, shkruan Zhalin Lekatari.
Pas urimeve të shumta, Luizi dhe Kiara kanë qenë “live” në “Instagram”, ku kanë biseduar me ndjekësit e tyre dhe duke treguar më shumë rreth ndryshimeve që kanë ndodhur në përditshmëri me shtatzëninë e Kiarës.
Luizi është shprehur gjithashtu duke përdorur ironinë, se ka dhe nga ato që nuk duan të kenë fëmijë dhe ndjekësit e kanë marrë si një “thumb” për Zhaklinën.
“S’je e para që po bëhesh nënë, as e fundit. Ka dhe nga ato që s’kanë qejf, po s’ka gjë. Ata po mësohen”. Lidhur me këtë shkrim të Zhaklinës ka reaguar në “Instastory” mikesha e Kiarës, Liesa Haxhiasllani.
Në postim ajo ka shkruar me shumë neveri se për personat që komentojnë negativisht për një femër shtatëzënë ka një vend në ferr dhe është mëse e qartë që ky postim i drejtohet Zhaklinës.
“Ka një vend special për të gjithë ata që komentojnë negativisht për një grua ose femër shtatëzënë. Ti ta shpif dhe pikë”, u shpreh mikesha e Kiarës.
Por, veçmas deklaratave të forta, ajo që u vu re ishte padyshim një “paqe” me Arbanën dhe Edin. E në mes urimeve të shumta, ka spikatur ai i Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, për të cilët në media kanë qarkulluar lajme se kanë pasur konflikte me Luizin dhe nuk kanë më kontakte me të.
“Zoti jua ruajtë”, ka shkruar Eduarti, ndërkohë Arbana shkruan, “Urime e vetëm bekime”, teksa ka bërë “tag” Luizin dhe Kiarën.
Prej kohësh, në rrjet kanë qarkulluar lajme se mes Luizit, Arbanës dhe bashkëshortit të saj, regjizorit Eduart Grishaj, mund të kishte një përplasje. Ndërsa, Kiara Titos iu besua “DWTS Fan Club”, nga ana tjetër edhe Luizi, që mbetet ndër emrat më të pëlqyera, ka pasur ambicie që të kishte një karrierë televizive, këtë herë jo vetëm si këngëtar.
Në rrjet prej kohësh është përfolur se ai do të ishte opinionist në “Big Brother VIP 3”. Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronIn e opinionistit.
Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë. Në rrjet është përfolur se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format.
Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të “Big Brother” dhe çiftit të famshëm. Luizi i largoi nga “Instagram”-i, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, duke sjellë kështu mbylljen përfundimtare të marrëdhënieve mes tyre.