Paradite verë, në darkë “përmbyset” gjithçka! Zonat ku do të bjerë shi

by author

Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore jugperëndimore relativisht të thata dhe të ngrohta.

Advertisements

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Advertisements

Gjithashtu sot pritet edhe një rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës për shkak të masave ajrore të ngrohta.

Vlen për t’u theksuar elementi i erës pasi ajo pritet të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era bëhet tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësi që arrin deri në 18-23m/s.

Si rezultat i erës së fortë dallgëzimi në dete pritet të jetë tepër i lartë i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen;
në zonat malore 10 deri 28°C
në zonat e ulëta 14 deri 31°C në zonat bregdetare 17 deri 30°C

TË NGJASHME