Ditëve me mot të paqëndrueshëm gjatë fundjavës duket se ju ka ardhur fundi.
Advertisements
Në një lidhje direkte për Klan News, sinpotikania Lajda Porja nga “MeteoAlb” bën të ditur se fundjava që kemi përpara do të karakterizohet nga moti me diell dhe me temperatura të larta.
Advertisements
Lajda Porja: Kjo fundjavë do të jetë ndryshe nga fundjavat e tjera, të cilat kanë qenë të paqëndrueshme.
Do të kemi një fundjavë me mot të qëndrueshëm. Do të kemi vijën bregdetare që do të jetë me shumë mot me diell, vranësira të lehta.
Gjatë kësaj fundjave nuk pritet që të ketë reshje. Edhe sot, dita do të jetë me mot të kthjellët.
Sot, termometri mbetet rreth vlerës 35 gradë Celsisus. Parashikohet që e shtuna dhe e diela të mbeten thuajse në këto vlera. Ka një rënie të lehtë ditën e shtunë, por prapë mbetemi në vlerën 34-35 gradë Celsius.
Bëhuni gati sepse muaji Korrik do të jetë shumë i nxehtë dhe me diell, i favorshëm për ata që do të jenë me pushime, por jo dhe aq për ata që se durojnë dot vapën.
Lajda Porja: Edhe java tjetër do të jetë me mot të qëndrueshëm. Presim ditë akoma më të nxehta.
Javën tjetër ne kemi një aktivizim të masave ajrore me origjinë afrikane. Kjo do të bëjë që Korriku të jetë një muaj ndryshe nga Qershori, ku do të kemi ditë të nxehta dhe ditë shumë të nxehta.
Pra, do të jetë një mot i qëndrueshëm dhe shumë i favorshëm duke qenë se jemi në mesin e verës dhe shumë njerëz marrin pushimet. Do të jetë një mot shumë i favorshëm për pushimet.