Parashikimi i motit për javën, Osmani: Priten reshje shiu dhe…

by author

Hakil Osmani nga MeteoAlb zbuloi për “Good Morning Albanians” se si do jetë situata meteologjike për këtë javë, ku Shqipëria përgatitet të festojë edhe 111 vjetorin e pavarësisë së saj. Sipas tij dita e martë, 28 nëntori pritet të jetë me reshje shiu e gjithashtu edhe e mërkura.

Advertisements

“Ka patur temperatura të ulëta sigurisht në zonat malore, ato kanë qenë me minus në Kukës, Bajram Currë, në Pukë. Temperaturat kanë qenë të ngjashme me temperaturat e dimrit se sa të një vjeshte. Temperaturat ditën e sotme nuk pritet të shkojnë më shumë se 10-11 gradë celsius, pra temperaturat do bijojnë të jenë të ulëta, por me mot të qëndrueshëm.

Advertisements

Në orët e vona të mbrëmjes, do kemi zhvillime të vranësirave dhe në ultësirën perëndimore, pritet të kemi edhe reshje shiu. Në zonat malore do kemi rishfaqje të reshjeve të borës të cilat do të vazhdojnë edhe ditën e martë dhe ditën e mërkurë”,-tha Hakil Osmani.

Sipas Hakil Osmanit, reshjet e shiut do të vijojnë përgjatë ditës së martë dhe ditës së mërkurë, ndërsa pritet të ketë kthjellime ditën e enjte. Megjithatë në fundjavë shiu do të rikthehet.

TË NGJASHME