Për ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike.
Advertisements
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e alpeve dhe relievet malore në verilindje do të ketë edhe vranësira hera-herës deri të dendura.
Advertisements
Vranësirat në këtë zonë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët por edhe shtrëngata afatshkurtra bashkë me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 30°C
në zonat e ulëta 19 deri 34°C
në zonat bregdetare 21 deri 31°C