Pas diellit po vjen stuhia nga deti! Vjen njoftimi më i fundit

by author

Autoriteti Portual Durrës njofton se mbrëmjen e sotme do të pezullohet lundrimi si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut. Erë e fortë, shoqëruar me reshje dhe dallgëzimin që mund të shkojë 7-8 ballë.

Advertisements

“Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas.

Advertisements

Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.

Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit. Lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht” mbyllet njoftimi.

TË NGJASHME