Pas lirimit të Saimir Tahirit, “sëmuret” edhe Lefter Alla: Nuk rri dot në qeli, vuaj nga zemra

by author

Lefter Alla, po përdor sëmundjen e tij për të dalë nga burgu. Ai ka kërkuar ditën e djeshme lirimin me kusht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Dy ekspertë mjeko-ligjor paraqitën pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezultatet e raportit mjekësor. Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.

Advertisements

Pritet që në datën 12 qershor në orën 12:00, Alla del para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me vendimin e saj lidhur me kërkesën e ish-kryebashkiakut për masë më të butë sigurie se arresti në burg. Në këtë seancë do ballafaqohen qëndrimet e palëve aktet dhe se si është arritur në këtë konkluzion nga ekspertët.

Advertisements

Lefter Alla u arrestua për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, teksa 10 ish-zyrtar të tjerë të bashkisë së drejtuar prej tij, përfshirë dhe biznesmenin që fitoi tenderin Aqif Konesha përfunduan në pranga. Pra, lirimi i Saimir Tahirit nga burgu, ka gëzuar edhe politikanët apo zyrtarët e arrestuar deri më tani që janë në qeli. Shfrytëzimi i hapësirave ligjore që Kodi Penal ka lënë për të dënuarit, duket se është çelësi për t’u hapur portat e qelisë.

Vetëm qytetarët që riparojnë çatinë e shtëpisë, rilidhin dritat për t’u ngrohur në dimër apo adoleshentët që gënjehen duke shitur një cigare hashash nuk lirohen nga burg, ndërkohë që mund të vjedhësh me miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe drejtësia të shpërblen duke bërë burg nga shtëpia buzë deti apo në majë të kodrave.

TË NGJASHME