Sipas meteorologes Lajda Porja, paraditet gjatë kësaj jave pritet të jenë me mot të kthjellët, ndërsa pasditet me mot të freskët.
Advertisements
Moti i kthjellët pritet të jetë present në të gjithë territorin, ndërsa parashikohen vranësira të lehta në zonat malore dhe veri-lindje të vendit.
Advertisements
“Mëngjeset do të jenë të freskëta, me temperature që do të jenë deri në 5 gradë Celsius, panoramë e cila pritet të ndryshojë duke nisur nga e enjtja ku pritet të vërehet një rritje graduale e temperaturave duke kulmuar në fundjavë me 28 gradë Celsius në zonat e Ultësirës Perëndimore”, tha Porja për abcnews.al.
Fundjava sipas Meteoalb do të jetë me temperatura vere kryesisht në qytetet e Ultësirës Perëndimore. Pritet që temperaturat në këto zona të arrijnë deri në 28 gradë Celsius. /abcnews.al