Pas shumë gòditjeve të rënda nga burri dhe djali, rikthehet fuqishëm Luiza Xhuvani

by author

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Luiza Xhuvani vijon ende aktivitetin skenik dhe jetën artistike.

Advertisements

Pavarësisht disa go ditjeve të rënda në jetën private, ku e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën.

Advertisements

Megjithatë, ajo u ka qëndruar larg mediave dhe rrjeteve sociale dhe është tërhequr plotësisht në jetën e saj private.

Javët e fundit admiruesit e Xhuvanit kanë patur mundësi ta ndjekin në teatër në shfaqen “Tri dimra” ku luan krah Yllka Mujos, Marjeta Ljarjat, Viktor Zhustit, Sokol Angjelit, Elia Zaharias, etj.

Kjo shfaqje e shkruar nga autorja kroate Tena Stiviçiç është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. Është një vepër, e cila hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjendjen e botës nga këndvështrimi i grave.

Por përveç artit, Luiza nuk ndërmerr asnjë angazhim që mund ta lidhë me median. Përtej teatrit, “kuriozët” kanë edhe pyetje të tjera dhe mundet që të jetë pikërisht kjo arsyeja e Xhuvanit për të mos u ekspozuar ndryshe, veçse e veshur si personazh në role të ndryshme.

Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit hid hëroi shumë familjen, por sidomos Luizën që përveç teatrit ka gjetur mbështetje edhe tek e bija. Ajo në fakt kishte kohë që ishte tërhequr nga jeta publike që iu desh të hiqte dorë nga mandati i deputetes pak vite më parë, nga pikëllimi i madh që i solli bu r gosja e djalit të saj të vetëm.

Megjithatë Luiza nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion, identiteti bazë i saj jetësor.

TË NGJASHME