Pasaporta greke e 8-ta më e fortë në botë, e pabesueshme kush janë shtetet e mëdha që lë pas

by author

Pasaporta greke është e 8-ta më e forta në botë për vitin 2021 Henley Passport Index.

Advertisements

Pasaporta greke sipas indeksit, zë vendin e tetë në botë dhe mbajtësit e saj gëzojnë qasje pa viza në 184 vende, raporton Greek City Times.

Advertisements

Ndërkohë shënohet viti i tretë radhazi që Japonia ka mbajtur vendin e parë.

Singapori ulet në vendin e 2-të, me hyrje në 190 destinacione dhe Koreja e Jugut mban vendin e 3-të krahas Gjermanisë, me të dy që kanë një rezultat hyrje pa viza prej 189 vendesh.

Pak më poshtë, por akoma në top 10, Zelanda e Re është në pozicionin e 7-të, me qasje pa viza në 185 destinacione, ndërsa Australia është në pozicionin e 8-të së bashku me Greqinë, me qasje në 184 destinacione.

Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2021 janë:

Japonia (191 destinacione)
Singapori (190)
Koreja e Jugut, Gjermani (189)

Italia, Finlanda, Spanja, Luksemburgu (188)
Danimarka, Austria (187)

Suedia, Franca, Portugalia, Hollanda, Irlanda (186)

Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Belgjika, Zelanda e Re (185)
Greqia, Malta, Republika Çeke, Australia (184)
Kanada (183)
Hungaria (181)

Për shkak të kufizimeve të udhëtimit të lidhura me pandeminë, udhëtarët nga Britania e Madhe dhe SH.B.A aktualisht përballen me kufizime të rëndësishme nga mbi 105 vende, ku shtetasit e SH.B.A.-së që udhëtojnë në më pak se 75 destinacione. Ndërsa shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar tani kanë qasje në 70 më pak./jetanews.com/

TË NGJASHME