Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, së bashku me djalin e saj, Besmir Karaj janë autorët e vrasjes makabre të Menduh Kurt–Dedës, 5 vite më parë në Tiranë, për shkak të një borxhi të pashlyer.
Advertisements
Policia ka arritur ditën e sotme të zbardhë ngjarje ne rëndë, pasi trupi i 61-vjeçarit u gjet i djegur në vitin 2015, në në vendin e quajtur “Kodër Shupal”. Mësohet se viktima prej kohësh u fshihej autorëve, pasi kishte një shumë të madhe parash, të cilën nuk ua kishte kthyer.
Advertisements
Por në vitin 2015, duke bashkëpunuar, ata e kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda dhe pasi e kanë gjetur, e kanë marrë me forcë në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas, e kanë çuar në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur të gjallë.
Deri më tani janë arrestuar nënë e bir, Marjeta Karaj dheBesmir Karaj, teksa Gazmir Ngota është shpallur në kërkim.