Pastruesja fundos ish-zyrtaren e Kryeministrisë, zbardhet dëshmia që e çoi pas hekurave

by author

Alda Klosi është vënë në prangat e policisë së Tiranës mbrëmjen e së premtes.

Advertisements

Ish-zyrtarja është arrestuar nën dyshimin e pastrimit të parave. Në Dhjetor sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin Havier Dobi grabitën 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë.

Advertisements

Nga kontrolli në shtëpinë e Rozeta Dobit, policia gjeti po ashtu edhe një shumë prej mbi 400 mijë eurosh të tjera, të cilat Dobi tha se i përkisnin Klosit.

Megjithatë kjo e fundit e ka mohuar. Ish-zyrtarja po ashtu ka deklaruar se 120 mijë eurot e grabitura në shtëpinë e saj ishin të xhaxhait që jetonte në Amerikë, cili ndërroi jetë pak ditë më parë.

Por pastruesja ka folur duke treguar versionin e saj dhe çuar pas hekurave zyrtaren.

“M’i la t’i fshihja”, mësohet të ketë thënë ajo. Prokuroria ka kryer hetime intensive për të zbuluar origjinën e parave.

TË NGJASHME