“Për nder…”/ Çfarë u kishte thënë fëmijëve 41-vjeçarja që u vetëv*a, llogarinë në “tik tok” e hapi vajza e tezes

by author

Sipas familjarëve, llogarinë ku 41-vjeçarja bullizohej, e kishte hapur kushërira e saj

Advertisements

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Sukth të Durrësit, ku një 41-vjeçare kreu vetëvrasje pasi bullizohej në rrjetin social “tik tok”.

Advertisements

Nëna e 4 fëmijëve, më i vogli 10 vjeç, humbi jetën mëngjesin e 2 janarit 2024, pasi piu fotoksinë. Ajo u gjet nga bashkëshorti i saj pa ndjenja në shtëpi dhe u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit, e më pas në Tiranë, por nuk mundi të mbijetojë.

E ndjera ishte punonjëse në një fabrikë në zonën e Fllakës, teksa bashkëshorti i saj kryentë punë sezonale në Greqi. Çifti kishin një jetë normale me fëmijët e tyre, deri në momentin që në “tik tok” u hap një llogari me identitet fals. Në këtë llogari u postua një foto denigruese e gruas, shoqëruar me fjalë që e bullizonin dhe preknin moralin e saj

Gruaja dhe familja e saj kishin bërë dhe kallëzim në polici për këtë gjë, ku kishin kuptuar se pas kësaj llogarie qëndronte në fakt, një familjare e tyre. Sipas tyre, ka qenë kushërira e viktimës, vajza e tezes, ajo që e kishte hapur këtë llogari. Ata thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera. Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë.

Llogaria ishte hapur që prej 2 dhjetorit të vitit 2022, por edhe pse u zbulua kush qëndronte pas saj, bullizmi nuk u ndal. Kjo kishte bërë që gjendja e 41-vjeçares të rëndohej ditë pas dite. Madje, gjatë gjithë periudhës nga denoncimi deri në ngjarjen e pak ditëve më parë, 41 vjeçarja i kishte thënë herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen.

“Sepse jam nuse në familjen … dhe për nder rroj”- ishte shprehur ajo, sipas dëshmisë së të birit 21-vjeçar.

TË NGJASHME