“Për shpirt të babait tim e tëndit do të ngel”- Xhaxhai i 16-vjeçarit zbardh debatin mes nipit dhe mësueses: Kush është ajo familje që të ka sjellë në jetë, kanë lindur një majmun

by author

Xhaxhai i 16-vjeçarit, që goditi me karrige mësuesen e matematikës gjatë orës së mësimit në gjimnazit “Hydajet Lezha”, ka treguar se si agavoi debati mes tyre deri në ushtrimin e dhunës fizike.

Advertisements

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai deklaroi se nipi i tij është ndër fëmijët më të rregullt në shkollë, por që është acaruar nga fjalët e mësueses, e cila sipas tij, i ka përmendur të atin e vdekur.

Advertisements

Xhaxhai, i cili kujdeset për 16-vjeçarin, tregoi se mësuesja Majlinda Palushi e ka kërcënuar se do ta ngelte, duke iu drejtuar me fjalët “kush është ajo nënë e ai babë që të ka sjellë në jetë ty, kanë sjellë në jetë një majmun”.

“Djali është ndër fëmijët më të rregullt, s’ka asnjë mungesë në shkollë. Por djali është acaruar nga fjalët e mësueses. Djali ka qeshur në orë të mësimit, fillimisht e ka pasur me një nxënës tjetër, më pas iu është kthyer nga djali i vëllait i ka thënë “do të të ngel, kush është ajo familje që të kanë sjellë në jetë ty”. Kemi edhe kamerat që ka kapur vajzën për flokësh.

Unë dhe burri i saj kemi bërë një deklaratë dhe jemi pajtuar me të. I ka thënë djalit “për shpirt të babait tim e tëndit, kush është ajo nënë e ai babë që të ka sjellë në jetë ty, kanë sjellë në jetë një majmun”. Me logjikë i thuhet një fëmije, sai punon truri një 16-vjeçari.

Jetoj me të dhe kur ia përmend të atit vetëm qan, gjithmonë qan. Vëllai im ka 5 vite që ka ndërruar jetë”, tha xhaxhai i 16-vjeçarit.

Çndodhi në klasë

Ngjarja ndodhi në orën 10:30 minuta, të së mërkurës (25 tetor) në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezhë” në Lezhë.

Mësohet se mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kishin bërë një debat fillimisht pasi mësuesja i kishte thënë që do ta ngelte në klasë.

Raportohet se mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm.

“Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, është shprehur ajo sipas burimeve të Neës24. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë.

Pas ngjarjes, “Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

TË NGJASHME