Përlotet Eduart Grishaj, tregon historinë prekëse të jetës së tij: Babai mbeti vetëm me vëllain, pastaj njohu nënën time dhe

by author

Eduart Grishaj ka folur ditën e djeshme për historinë e jetës së tij duke treguar një anë shumë pak kush e dinte.

Advertisements

Ai tha se babai dhe nëna e tij kishin qenë të martuar më herët me dy partnerë të tjerë dhe të dy ata kishin ndërruar jetë.

Advertisements

Pas disa vitesh nëna dhe babai i tij ishin njohur me njëri tjetrin dhe nga kjo martesë erdhi ne jetë Eduart Grishaj.

“Babai im ka lindur në burg. Familja e tij ishte në internim. E dërguan të punonte në Mamurras.

Aty ai është martuar me një grua dhe ata lindën një fëmijë, vëllain tim. Por kjo grua ndërroi jetë dhe babi mbeti vetëm me Yllin.

Nga ana tjetër edhe nëna ime ishte e martuar me një burrë tjetër, me të cilin kishte një vajzë, motrën time.

Por edhe ai ndërroi jetë. Nëna ngeli e vetme me motrën. Më pas, u njoh me tim atë, i cili ishte me vëllain.

Të dy u martuan dhe aty linda unë. Unë kam lindur në Bajzë. Jemi rritur me një dashuri të jashtëzakonshme. Gjithë këtë dashuri dua t’ua jap dhe fëmijëve të mi”, ka treguar Grishaj mes lotësh.

TË NGJASHME