Një tren ekspres në Indi është përplasur me një tren mallrash, dhe për pasojë janë lënduar të paktën 179 pasagjerë, sipas informacioneve të deritanishme.
Advertisements
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, në shtetin lindor të Indisë, Odisha, ndërsa për viktima ende nuk ka asnjë informacion.
Advertisements
Tetë vagonë të Shalimar-Chennai Coromandel Express dolën nga shinat pas aksidentit, pranë stacionit hekurudhor Bahanaga.
Autoritetetpo nxitojnë me dhjetëra ekipe shpëtimi dhe kërkimi në vendin e aksidentit.
Pradeep Kumar Jena, zyrtari më i lartë i Odisha, tha se të ishin dërguar në tre qendra lokale të kujdesit shëndetësor.