Është arrestuar shoferi i kamionit që përplasi për vdekje 56-vjeçaren gjermane ditën e djeshme në Qafë-Thanë.
Advertisements
50-vjeçari serb u vu në pranga pasi kamioni që drejtonte u përplas me mjetin që drejtohej nga 56 vjeçarja gjermane. Kamioni ka rrëshqitur dhe ka goditur automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane, e cila udhëtonte bashkë me bashkëshortin e saj.
Advertisements
Ky i fundit ndodhet në spital, ku po merr kujdesin e duhur mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin serb S. M., 50 vjeç,
pasi kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 56-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasi P. K., pasagjer në automjetin që drejtohej nga kjo shtetase.