Një aksident tragjik ka ndodhur në Komo të Italisë, ku ka humbur jetën një 40- vjeçar dhe ka mbetur i plagosur rëndë një 38- vjeçar.
Advertisements
Advertisements
Viktima, ishte duke drejtuar një Smart i cili në kryqëzimin për Solbiate u përplas kokë më kokë me një Fiat Tipo në të cilën udhëtonte një shqiptar 38-vjeçar me banim në Romë.
I pari u transportua në spitalin e Komos, por nuk ia doli. Ndërkohë, gjendja e shqiptarit mësohet se është e rëndë.
Duket se njëra nga dy makinat ishte duke u kthyer, por dinamika po hetohet nga karabinierët.