Personazhi shumë i njohur mediatik e konfirmon grabitjen nga pastruesja ‘Vip’: Si ma vodhi Rozeta Dobi unazën me dedikim

by author

Vijimi i hetimeve dhe këqyrja e sendeve të vjedhura në shtëpina e Rozeta Dobit ka nxjerrë detaje të tjera interesante për “operacionet” e saja të bujshme. Mësohet se një ndër unaza e vjedhura që u gjet në shtëpinë e Dobit i përket pikërisht Profesorit të njohur të Kriminalistikës, Ervis Karamuço.

Advertisements

Karamuço konfirmoi se unaza me një dedikim të veçantë nga bashkëshortja i përket atij duke shpjeguar edhe rrethanat e pranisë së Donit në banesën e tij, ku duket se ka kryer edhe vjedhjen e këtij sendi.

Advertisements

“Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vjedhjen”, tha Karamuço duke shtuar se e kishte denoncuar humbjen e unazës, ndërsa pas arrestimit të Dobit është telefonuar nga policia, të cilët u kanë konfirmuar gjetjen e sendit.

“E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet”, theksoi ai.

Vetë Karamuço është shfaqur të paktën dy herë publikisht duke folur për rastin e vjedhjes nga pastruesja dhe djali i saj, por asnjëherë nuk ka pohuar publikisht se ka qenë edhe vetë viktimë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, gazetari Elton Qyno tha se një personazh publik, i cili ftohet edhe në studiot televizive, kishte identifikuar dhe kishte tërhequr një unazë të personalizuar nga sendet e vjedhura që iu sekuestruan pastrueses Rozeta Dobi.

TË NGJASHME