Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.
Advertisements
Sipas policisë 33-vjeçari i cili kishte ndërruar dy mbiemra Tonin Ramaj (Hosaj) është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.