Plas keq/ “Sa dramatike do ishte”, Ilir Shaqiri i kthehet ashpër aktorit të njohur të humorit: Nëse unë jam klon në të folur, ti je klon në…

by author

Përpara performancës mbrëmjen e kaluar në “Dance Albania”, aktori Visjan Ukcenaj ka pasur një debat me anëtarin e jurisë, Ilir Shaqiri. Ukcenaj tha se Shaqiri ka dy javë që thotë të njëjtat gjëra ndaj tij. Ndërkohë, balerini i njohur u përgjigj se shprehet në bazë të kërcimit që bën aktori.

Advertisements

Visjan Ukcenaj: Arsyeja pse Iliri dyshon që njerëzit s’jemi live, është se Iliri ka dy javë që thotë të njëjtën gjë dhe njerëzit kanë filluar të mendojnë që mbase e kanë regjistruar ose është një klon i Ilirit sepse Iliri vazhdon me klonin në Itali, ka sjellë klonin këtu, flet kloni, jep dhe pikët. I thotë kloni, o vëlla sa t’i japim Visjanit? Gjashtë, gjashtë, herës tjetër. Ec vëlla.

Advertisements

Ilir Shaqiri: Kam shumë qejf kur Visjani merret me fjalë. Ti ndoshta e harron që këtu je në një program kërcimi dhe ajo që ka rëndësi është që të flasësh me këmbë dhe do ta them gjithmonë derisa ti të arrish të kuptosh komunikimin me pjesën e poshtme të trupit dhe jo me pjesën e lartme. Në qoftë se unë ta përsëris…

Visjan Ukcenaj: Profesor, profesor. Unë kam ardhur këtu për t’u kënaqur.

Ilir Shaqiri: Ore t’i kënaqu sa të duash, por në qoftë se unë jam klon në të folur, ti je klon në të kërcyer. Kështu që është relative.

Visjan Ukcenaj: Pranoj të jem klon në të kërcyer nëse ti je klon real.

Ilir Shaqiri: Unë do them gjithmonë atë që shikoj dhe në qoftë se percepton këtë lloj të folure, është se ti kërcen në atë lloj mënyre. Sepse ke dy javë që kërcen një gjë në të njëjtën mënyrë. E folura ime është si rrjedhojë e kërcimit tënd.

Visjan Ukcenaj: Ilir e di që e ke përvetësuar shumë t’i zësh fjalën të tjerëve se je bërë mjeshtër…

Ilir Shaqiri: Zë fjalën kur bëhet fjalë për fjalën time…

Visjan Ukcenaj: Po pra, por kam dhe unë fjalën time gjigand. Kështu që ta respektojmë dhe timen. Nëse unë kam ardhur për të kërcyer dhe të faleminderit që më vlerëson, dhe të respektoj kur më vlerëson, por kur thua dy javë rresht një gjë që pa lidhje me kërcimin që kam bërë…

Ilir Shaqiri: Bëji pyetjes veten. Gjeje gabim tek vetja. E kuptoi dhe Ermali që nuk kërcen, le më ti që kërcen. Visjan imagjino të të them për herë të tretë të njëjtën gjë, sa dramatike do ishte.

TË NGJASHME