Një person u ndoq dhe u qëllua për t’u vrarë, por fatmirësisht shpëtoi me një plagë në këmbë. Shënjestra ishte Zamir Kalemi 35-vjeç. Ende nuk dihet nëse emri i tij gjendet në kartotekat e policisë së shtetit, por vëllait të tij dhe kushëririt nuk ka dyshime.
Advertisements
Ai është vëllai i Andrea Kalemit, i cili vitin e kaluar u ka shpëtuar dy herë sulmeve në Greqi. Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja, kjo për shkak të vrasjes së Aleksandër Sadikajt, që është kushëriri i tij. Këtu duket se nisi gjithçka.
Advertisements
Po si nisi saga?
Ditë e shtunë. 11 qershor 2022, Aleksandër Sadikaj u ekzekutua me bombë në Sauk. Makina shpërtheu në lëvizje. 27-vjeçari, që është kushëri me Kalemajt vdiq disa minuta më pas. Në dhjetor të po atij viti u ekzekutua në Tiranë biznesmeni Edmond Papa.
Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku Andrei Bode. Autoritetet dyshojnë se vrasja e Papës lidhet me ekzekutimin e Sadikajt, që njihej si “Sanço”.
Vitin e kaluar në 9 gusht Andrea Kalemi u qëllua në atentat në Greqi por u shpëtoi plumbave. Në 14 Dhjetor, këtë herë në burgun e “Koridhalos” u qëllua sërish për t’u vrarë nga një egjiptian por shpëtoi.
Dhe mbrëmë u tentua të vritet vëllai i tij në Tiranë. A kanë lidhje ngjarjet? Dyshimet janë të forta për policinë, tani i duhet t’i mbështesë mbi prova.