Po i afrohet Shqipërisë, vala e të nxehtit pushton Italinë, ja kur pritet tek ne

by author

Sipas parashikimeve meteorologjike, Italia do të përfshihet të mërkurën, 21 qershor, nga vala e parë e të nxehtit për këtë vit.

Advertisements

Në Romë, Padova dhe Firence temperaturat pritet të arrijnë deri ne në 38 gradë celcius.

Advertisements

Ndërsa në ishullin e Sardenjës parashikohet që temperatura maksimale të shkojë deri në 433 gradë celcius.

Vala e parë e të nxehtit do të zgjasë rreth dy ditë. Por nga mbrëmja e së enjtes parashikohet të ketë reshje shiu, duke nisur nga Italia Veriore, me ulje të temperaturës rreth 30 gradë Celsius.

Edhe vendi ynë do të pwrfshihet nga temperature të larta gjatw kësaj jave. Për këtë javë vlen për tu theksuar rritja e ndjeshme e temperaturave si në vlerat minimale por kryesisht ato të mesditës me vlera deri në 36-37 grad celcius.

Gjithashtu, duhet të përmendim se duke nisur nga dita e Mërkurë por kryesisht ditët e Enjte dhe e Premte,

ndjesia reale e temperaturave të mesditës do të jetë disa grad më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik për shkak të lagështirës relativisht të lartë në ajër./albeu.com/

TË NGJASHME