Po kthehej në Shqipëri me 55 mijë euro, emigrantit i ndodh e papritura nga policët grekë

by author

Mediat greke kanë shkruar sot për një emigrant shqiptar i cili jetonte në Greqi, e që po kthehej që andej me një shumë të konsiderueshme eurosh me vete. Shqiptari ishte nisur për të ardhur në sezonin veror me plot 55 mijë euro me vete.

Advertisements

Mirëpo shuma e madhe e parave u pikas nga efektivët e pikës kufitare greke, të cilët e ndaluan shqiptarin. Ai u detyrua të paguante një gjobë prej 25% të shumës pra rreth 13 mijë euro për të kaluar në Shqipëri.

Advertisements

Kjo shumë parashikohet nga legjislacioni grek dhe ndonëse shqiptarit mund t’i kenë kushtuar disa vite punë, ligji nuk e lejonte të kalonte kufirin.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur por mediat greke përmendin sasinë prej 3.4 milionë eurosh të sjella me “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

TË NGJASHME