Po kthehej në Shqipëri me 55 mijë euro, emigrantit i ndodh gjëma nga policët grekë

by author

Mediat greke kanë shkruar sot për një emigrant shqiptar i cili jetonte në Greqi, e që po kthehej që andej me një shumë të konsiderueshme eurosh me vete.

Advertisements

Shqiptari ishte nisur për të ardhur në sezonin veror me plot 55 mijë euro me vete.

Advertisements

Mirëpo shuma e madhe e parave u pikas nga efektivët e pikës kufitare greke, të cilët e ndaluan shqiptarin.

Ai u detyrua të paguante një gjobë prej 25% të shumës pra rreth 13 mijë euro për të kaluar në Shqipëri.

Kjo shumë parashikohet nga legjislacioni grek dhe ndonëse shqiptarit mund t’i kenë kushtuar disa vite punë, ligji nuk e lejonte të kalonte kufirin.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur por mediat greke përmendin sasinë prej 3.4 milionë eurosh të sjella me “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

TË NGJASHME