Iralt Merdita është 25-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Itali.
Advertisements
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa 25-vjeçari po udhëtonte me një motor Honda përgjatë provincës 668 të Lenos.
Advertisements
Sipas medieve italiane, ai po kthehej nga puna në momentin e aksidentit tragjik.
Merdita u përplas me një Volkswagen Passat dhe fluturoi disa metra në ajër para se të përfundonte në tokë.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Mësohet se edhe shoferja e Passat-it ka përfunduar në spital e plagosur,
por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Albeu.com/