Po largohej nga Shqipëria me 21.800 Euro, ia sekuestrojnë paratë në doganën e Kapshticës

by author

Një shumë parash janë sekuestruar në doganën e Kapshticës pasi nuk ishin deklaruar nga poseduesi i tyre.

Advertisements

40-vjeçari me iniciale F.D. banues në Selanik të Greqisë, po largohej nga Shqipëria dhe automjeti i tij tip Opel kaloi në kontroll të imtësishëm në doganë.

Advertisements

Në çantën e dorës, 40-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 21.900 Euro të cilat nuk i kishte deklaruar siç përcaktohet në ligj.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare,

të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 40-vjeçarin F.D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al

TË NGJASHME