Një avion që po luftonte me flakët është rrëzuar në ishullin grek të Evias.
Advertisements
Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ngjarja ndodhi mbi qytetin Karystos në ishullin Evia pranë Athinës dhe përplasja u transmetua në televizionin shtetëror.
Advertisements
Pamjet treguan se avioni fluturues, teksa po fluturonte ulët, u rrëzua në një kanion përpara se një shpërthim zjarri të shihej pak çaste më vonë.
Një helikopter është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kontrolluar vendin e rrëzimit. Të dy pilotët dyshohet se kanë vdekur, pasi avioni nuk kishte sistem nxjerrjeje, sipas zyrtarëve.
Kujtojmë se temperaturat në Greqi janë rritur mbi 40C (104F) dhe disa zonë të vendit janë përfshirë nga flakët.