Po punonte për të nxjerrë mermer, ndërron jetë tragjikisht punëtori

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar ku një 55-vjeçar i cili punonte për të nxjerr mermer është aksidentuar në punë dhe ka humbur jetën.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur, uniformat blu bëjnë me dije se ka vënë në pranga dy persona për shkelje të rregullave në punë.

Advertisements

Advertisements

Një prej tyre ishte me detyrë përgjegjës teknik ndërsa tjetri përgjegjës sektori.

Ky i fundit është një qytetar nga Greqia, por që punonte për firmën në Skrapar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik, pranë një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

TË NGJASHME