Një i ri në Tepelenë është një ndër njerëzit më me fat në Shqipëri pasi gjatë punës bujqësore në tokën e tij në Tepelenë ka zbuluar një “thesar”.
Advertisements
Pasi ka hasur diçka të çuditshme gjatë punës, i riu ka vazhduar të gërmojë më tej.
Advertisements
Ai ka zbuluar brendinën e një varri të lashtë që ze sipërfaqe rreth 2 metra katrorë.
TemA” ka publikuar disa fotografi të këtyre gjetjeve ku bëhet fjalë për disa mbetje skeletore-njerëzore.
Monedha, disa enë prej metali si dhe mbetje qaramike.
Ky zbulim duket se është vetëm maja e ajsbergut, i cili sinjalizon se zbulime të tjera.
Mund të pasojnë në të gjithë perimetrin e kësaj zone 3.5 km nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan.
Ndërkohë, pritet që nga momenti në moment, specialistët e Qendrës Arkeologjike të zbarkojnë aty për të dokumentuar dhe analizuar imtësisht rëndësinë e këtyre gjërave.