“Po tallen me gjakun e djalit tonë”/ Zemërim për vrasjen e 2-vjeçarit

by author

Prindërit e një vogëlushi palestinez të vrarë nga një ushtar izraelit thonë se hetimi i ushtrisë për vdekjen e tij “tallet me gjakun e djalit tyre”.

Advertisements

Mohammed Tamimi, dy vjeç, u qëllua në kokë dhe babai i tij Haitham u plagos në Bregun Perëndimor të pushtuar më 1 qershor.

Advertisements

Raporti i ushtrisë pretendon se ngjarja ka ndodhur akisdentalisht. Sipas raportit ushtrai izraelit ka qëlluar me armë pasi mendonte se personat që ishin në makinën ku ishte vogëlushi fatkeq ishin të armatosur.

Haitham Tamimi tha për BBC: “Ne, si prindër të Muhamedit, konsiderojmë se deklarata e ushtrisë tallet me gjakun e djalit tonë, nënvlerëson shkallën e krimit të ushtarëve dhe konfirmon se nuk ka asnjë forcë që i pengon ata të na vrasin. ”

Ai tha se shpreson që ta çojë rastin e vrasjes së djalit të tij në gjykatat ndërkombëtare dhe se po punon me grupin izraelit të të drejtave të njeriut Yesh Din dhe organizata të tjera.

“Unë e di që askush nuk do ta dënojë ushtarin që vrau djalin tim, por dua të jap një shembull që kjo që më ndidhi mua të mos ndodhë në familje tjera”, tha babai i dy vjeçarit të ndjerë.

Ushtria izraelite publikoi të mërkurën rezultatet e hetimit në lidhje me incidentin në fshatin Nabi Saleh.

Vrasja e vogëlushit ka ardhur në një moment kur dhuna është shtuar shumë, veçanërisht në Bregun Perëndimor, muajt e fundit.

Një raport i Yesh Din bazuar në të dhënat ushtarake nga viti 2017 deri në vitin 2021 tregon se ushtarët izraelitë u ndoqën penalisht nga më pak se 1% të qindra denoncimeve të paraqitura kundër tyre për abuzime kundër qytetarëve palestinezë ./albeu.com/

TË NGJASHME