Po vjen dimri! Nxihet qielli! Nis rrebeshi në Tiranë!(Video)

by author

Mesditën e sotme Tirana dhe një pjesë e territorit të Shqipërisë është përfshirë nga moti i keq me reshje që janë shoqëruar me stuhi në disa qytete. Kjo situatë do të vijojë edhe nesër. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thekson se për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme por me një përmirësim të lehtë.

Advertisements

Moti parashikohet me vranësira deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve afatshkurtër.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtesi deri në 12-14 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

TË NGJASHME