Policia i heq patentën kryebashkiakut socialist(Emri+Foto)

by author

TIRANË- Kryebashkiaku i Lezhës, ish kryepolici Pjerin Ndreu, prej një muaji është pa patentë (leje qarkullimi).

Advertisements

Në një pohim mediatik, Ndreu tha sot se ia kanë hequr për shkelje të rregullave në trafik, por pa e përcaktuar saktësisht se çfarë kishte tejkaluar kreu i Bashkisë Lezhë.

Advertisements

Ai tha se në një moment të gjithë qytetarët bëhen shkelës, është diçka që ndodh, por që policia duhet të marrë masa.

“Unë aktualisht s’kam patentë. Para një muaji ma kanë hequr, për shkelje në trafik.

Marzhi i tolerancës që është zbatuar gjithmonë është e vërteta, nuk është se ka pasur vendime arbitrare.

Ndonjë tek-tuk, ka dhënë edhe masa ekstreme në këto raste, por në përgjithësi, policia i zbaton, nëse ke të bësh me një të sëmurë apo situatë emergjence.

Marzhi i tolerancës ka ekzistuar gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se të duhet të rrezikosh seriozisht njerëzit që ke në makinë apo njerëzit e tjerë përreth.

Është e natyrshme, na ndodh të gjithëve që të jemi realist. Në një moment të caktuar ne të gjithë mund të bëhemi subjekt i një shkeljeje të tillë,”- u shpreh Ndreu.

TË NGJASHME