Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vjedhjen e bërë në banesën e Alda Klodit, zyrtares në Kryeministri, , ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj.
Advertisements
Sipas Berishës, policia ka marrë udhër të prerë të mos përmendet emri i zyrtres që u vodh nga pastresja e saj dhe djali i kësaj të fundit.
Advertisements
“Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë!
Nënë e birë kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeminstrise qindra mijëra euro.
Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura.
Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë.
Nerkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë”, shkruan Berisha.