Porositi vr*sjen e nënës së dy djemve të tij për 30 mijë euro, si Naim Murseli tentoi ta fshihte si grabitje! I organizoi 30-vjeçares edhe ceremoninë mortore, me dorë në zemër priti e përcolli të afërmit

by author

Një krim i rëndë tronditi Prishtinën mbrëmjen e së mërkurës (29 nëntor), ku 30-vjeçarja Liridona Murseli u vra me armë zjarri teksa po kthehej në banesë brenda automjetit ku udhëtonte së bashku me bashkëshortin, Naim Murseli dhe 2 djemtë e tyre të mitur.

Advertisements

Ngjarja ndodhi fare pranë banesës së çiftit në rrugën “Dalip Alshiqi” në një rrugicë pa drita dhe pa kamera sigurie. Vrasja e 30-vjeçares u krye pasi Naum Murseli mori fëmijët e mitur nga automjeti dhe u largua.

Advertisements

Naum Murseli, i cili akuzohet se porositi ekzekutimin e saj, dyshohet se ideoi një skenar të denjë për filma për të eleminuar nënën e djemve të tij dhe për të dalë i “larë” nga ky krim i rëndë, por plani i tij gjati vetëm dy ditë, pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Museli.

Naim Murseli, këshilltari i Behgjet Pacollit, pas vrasjes së bashkëshortes, për të cilën dyshohet se i kishte premtuar 30 mijë euro bashkëfshatarit të tij, Granit Plava, ai deklaroi para hetuesve se ajo u ekzektua nga disa grabitës të armatosur që i kishin bërë pritë në rrugë.

Në versionin e dhënë për hetuesit, ai deklaroi se i tmerruar dhe i fikësuar kishte marrë dy fëmijët nga makina dhe ishte larguar. Por, sipas Naim Murseli, bashkëshortja e tij kishte mbetur në automjet dhe i kishte bërë rezistencë grabitësve, të cilët e qëlluan me armë.

Zbulimi i krimit

Ditën e premte, 1 dhjetor, ai i dha lamtumirën nënës së djemve të tij duke i organizuar edhe ceremoninë mortore në fshatin e tij në Cërmjan të Gjakovës. Naim Murseli, priti dhe përcolli me dorën në zemër miq, të afërm e familjarë të tyre, që shkuan për ngushëllime, si edhe shoqëroi kortezhin drejt banesës së fundit të Liridona Murseli.

Por vetëm disa orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Naim Murseli u vendos në pranga së bashku me bashkëfshatarin e tij, Granit Plava dhe nipin, Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës.

Arrestimet u bënë pas një operacioni policor në dy vendndodhje të ndryshme në Gjakovë.

Ndërkohë është gjetur arma e krimit me të cilën dyshohet se u vra Liridona Murseli, si edhe makina e përdorur nga autorët.

“VRASJE E RËNDË -Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.

Pas marrjes në pyetje, Granit Plava ka pranuar autorësinë e krimit duke deklaruar se Naim Murseli i premtoi 30 mijë euro për të eleminuar bashkëshorten e tij.

Sipas Granit Plavës, ai i ka dhënë një shumë prej 15 mijë euro dhe pjesë tjetër do t’ia jepte më vonë.

Gjithaashtu edhe Naim Murseli, sipas mediave të Kosovës, ka pranuar implikimin e tij në ekzekutimin e 30-vjeçares.

Ndërkohë ende nuk dihet roli i anëtarit të FSK, Kushtrim Kokolla në ngjarjen e rëndë, që dyshohet se u porosit nga daja i tij.

Vëllai i anëtarit të FSK

I vëllai i anëtarit të FSK, është shprehur se janë të shokuar nga ngjarja, por theksoi se i vëllai atë mbrëmje ka qenë në shtëpi.

Ai deklaroi se nuk besoj që Kushtrim Kokolla të jetë i përfshirë në krim dhe se kanë qenë shumë të lidhur me Liridonën.

Kushtrim dhe Kanon Kokolla
“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di. Vallahi nuk besoj! Ai ka qenë shumë i lidhur me të (Liridonën). Se ne jemi shumë të lidhur familjarisht. Ne jemi rritë bashkë me Liridonën!

Nuk kam informata tani [flet për familjen e Liridonës]. Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po n’a duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send”, ka thënë Kanon Kokolla për Indeksonline.

Pas arrestimit të tij reagoi edhe Ministria e Mbrojtjes, duke u shprehur se: “Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.

Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.

Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”

Famija e Liridonës kërkon zhvarrosjen e trupit

I vëllai i Liridona Murseli ka deklaruar se trupi i motrës së tij do të zhvarroset nga varreza në Cërmjan të Gjakovës, në fshatin e bashkëshortit të saj, pasi se Naim Murseli u arrestua si porositës i vrasjes së 30-vjeçares për 30 mijë euro.

Liridon Ademaj dekaloi se mes motrës së tij dhe kunatit nuk ka pasur asnjëherë probleme. Ndërsa shtoi se i kanë dhënë 2 ditë besë familjes Murseli dhe më pas do të marrin hak për vrasjen e 30-vjeçares, krim që tronditi opinionin publik.

“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, tregoi Lirion Ademaj për Gazetën Insajderi.

Ndërsa shtoi: “I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë.”

TË NGJASHME