Po zhvillohej një konkurs për zjarrfikësit e rinj kur dikush vuri re diçka të pazakontë në një fshat të vogël në Poloni.
Advertisements
Në fshatin Miejsce Odrzanskie të gjithë fëmijët të veshur me uniforma duke treguar aftësitë e tyre ishin të gjinisë femërore.
Advertisements
Arsyeja është sa e thjesht aq edhe e çuditshme. Në këtë fshat për pothuajse një dekadë nuk ka ardhur në jetë asnjë djalë.
Në Miejsce Odrzanskie jetojnë rreth 300 banorë dhe gratë kanë sjellë në jetë 12 vajza.
Djali i fundit në këtë fshat ka lindur para 9 vitesh, ndërsa kreu i fshatit ka ofruar edhe një shpërblim për çiftin që do të lindë djalë.
Ai u shpreh:
Është surprizë, por unë do të ofroj diçka që do të kënaqte dy prindërit dhe fëmijën që do të lindë.”
Tashmë media nga e gjithë bota po shkojnë në fshatin e vogël polak për të ‘investiguar’ problemin.
Mungesa e djemve nuk ka rritur vetëm kureshtjen e mediave, por edhe të shekëncëtarëve që duan të zbulojnë se pse në këtë vend nuk po lindin më djem.
Burimi:The Telegraph|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania