Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe në “Air Albania” në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Advertisements
Kuqezinjtë siguruan kualifikimin në barazimin 1-1 me Moldvinë, derisa mbrëmë u nevojitej vetëm një pikë për ta ruajt vendin e parë në grup dhe këtë e realizuan me sukses.
Advertisements
Në stadium pati një surprizë të bukur ku mes shumë tifozësh ishte i pranishëm dhe djali i heroit, Afrim Bunjaku, efektivit të policisë së Kosovës që mbeti i vrarë nga një sulm terrorist në Veri më 24 shtator.
Së bashku me tifozët e tjerë, ai thërriste emrin e babait të tij, derisa vërehej në fytyra e tyre emocioni i madh dhe në të njëjtën kohë edhe pikëllimi.