Prindër! Ju që keni vajza! Parapërgatituni mendërisht të fusni në dhé vajzën tuaj, vetëm pse ajo mendon se ka të drejtë të refuzojë “dashurinë” e ndonjë burri që nuk i pëlqejnë zgjedhjet e mëparshme.
Advertisements
I pëlqen vajza juaj dhe dy janë rrugët: “po” ose në varr! Më vjen keq, por jeta e saj nuk varet as nga ju, as nga ajo vetë, varet “nga pasioni” i atij tipit!
Advertisements
Ju që keni djem! Edukojini ata. Shpenzoni kohë me ta. Mos i rrihni ata. Flisni me ta. Njihini ata.
U thoni djemve tuaj që edhe ju u refuzuat nga dikush, por e kaluat inatin dhe e latë të shkonte atë që nuk ju donte. U thoni që ai është në këtë jetë vetëm se ai e dashuroi mamanë tuaj, nuk e vrau!
Unë kam edhe djalë, edhe vajzë. Tek vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t’i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të “shpëtoj” vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!
Fëmijët tuaj janë drita e syve tuaj! Fëmijët e mi janë drita e syve të mi! Dikush që nuk e njihja, sot, me atë v rasje të dyfishtë të evitueshme, më futi dy gishta në sy dhe më verboi, ma turbulloi dritën, për pak kohë…!
Nga Edi Oga