Një çift nga Teksasi i SHBA-ve akuzohet se ka rrëmbyer një 18-vjeçare, të cilën e kanë mbajtur të lidhur me zinxhir në një shtrat brenda shtëpisë së tyre dhe e kanë përdhunuar për javë të tëra.
Advertisements
Jose Reyes, 31 vjeç dhe Jaqueline Macias, 29 vjeç , u arrestuan pasi 18-vjeçarja arriti të arratisej nga shtëpia e tyre në Houston përmes një dritareje të dielën mbrëma.
Advertisements
Rrëmbyesit e 18-vjeçares janë prindër të një foshnjeje. Pas denoncimit të 18-vjeçares ata u arrestuan nga policia. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.