Prishet miqësia shumëvjeçare! “Ti kalon në xhelozi artistike”/ Plas keq debati mes Valbonës dhe Armaldos

by author

Vijon debati mes Valbonës dhe Armaldos edhe në ‘Prime’.

Advertisements

Valbona: Kam ardhur këtu të tregoj anën time njerëzore, nuk kam ardhur për famë. Më duket se Armaldo po më hap një luftë që nuk e meritoj. E kam mik prej shumë vitesh jashtë.

Advertisements

Armaldo: As unë nuk e kuptoj. E zgjodha për t’ i hequr të drejtën e votës sepse unë kështu e mendova. Kjo nuk do të thotë që unë nuk kam respekt për të, apo që nuk dua të rri me të. Nuk i kam bërë asgjë të keqe. Jam sjellë me shumë dashuri. Kalon në xhelozi artistike. S’kam asgjë personale me Valbonën.

Valbona: Ti je bërë i pabesueshëm. Më jep një arsye të di që për çfarë debaton, që dhe unë ta di me kë po rri.

Armaldo: Po kërkon një arsye, që nuk kam arsye.

Valbona: Unë shkoj mirë me të gjithë. Po shoh dhe po vëzhgoj çdo gjë. Kam ardhur që të shkojmë mirë me njëri-tjetrin.

TË NGJASHME