Pronari e hoqi nga puna, kamarieri në Fier i bën atë që s’ia priste mendja kujt

by author

A Sulejmanaj është arr.stuar nga policia e Fierit pasi ka tentuar t’i vërë flakën një lokali në lagjen “Apolonia”.

Advertisements

40 vjeçari mësohet se ka qenë kamarier në lokalin e S.M.

Advertisements

Ky i fundit e ka hequr nga puna dhe kjo ka nxitur përshkallëzimin e konfliktit derisa A Sulejmanaj ka vendosur t’i vërë flakën lokalit ku më parë punonte.

Pas informacioneve për zjarrin e vënë, shërbimet zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje dhe kanë shuar flakët që kanë djegur pjesën hyrëse të lokalit.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier A Sulejmanaj, banues në Fier, akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ndërkohë priten të kryhen veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të konfliktit që çoi në zj arrvënien e lokalit.

Policia e Fierit ende nuk ka dhënë detaje të tjera të hollësishme për ngjarjen, që me siguri do zbardhen ditët në vijim.

TË NGJASHME