Protesta e opozitës te Kryeministria, ja çfarë po ndodh para zyrës së Ramës(VIDEO)

by author

Opozita pritet të zhvillojë ditën e sotme protestën e radhës kombëtare përpara Kryeministrisë në orën 12:00.

Advertisements

Janë siguruar pamjet kur forcat e para të policisë po grumbullohen te Kryeministria, ndërsa podiumi ku do të flasin protestuesit është ngritur para zyrës së kryeministrit.

Advertisements

Një pjesë e demokratëve dhe mbështetësve të kryedemokratit Sali Berisha do të mblidhen fillimisht në selinë blu,

ndërsa pjesa tjetër e protestuesve do të jenë të shpërndarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me daljen e Berishës dhe të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga zyrat përkatëse, do të gjithë do të marshojnë drejt Kryeministrisë, aty ku pritet të jetë dhe kulmi i protestës.

TË NGJASHME