Publikohen pamjet nga shtëpia e “ferrit” ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare, flasin fqinjët

by author

Mediet greke kanë publikuar pamjet e shtëpisë ku jetonte 22-vjeçarja shqiptare, Dafina Kurti së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare.

Advertisements

Në këtë banesë në Alykës, Volos, Dafina u torturua për dy vite të tëra nga bashkëshorti i saj 28-vjeçar, i cili u arrestua.

Advertisements

Fotot janë publikuar nga faqja TheNewspaper.gr duke transmetuar edhe dëshmitë e fqinjëve të çiftit me origjinë shqiptare.

“Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.

Një fqinj tjetër rrëfen: “E kam parë shumë rrallë. Ajo dilte vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Jo më. Dhe më bëri përshtypje sepse ajo ishte e veshur nga koka te këmbët. Si me kapuç. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë, duke lëvizur, duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”.

Gruaja 22-vjeçare erdhi në Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, një burrë “mizor” ashtu sic e përshkruajnë mediet greke, që nuk e la kurrë të mësonte greqisht, dhe nuk e lejoi kurrë të kishte kontakte me njerëz të tjerë.

TË NGJASHME