Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë.
Advertisements
Ai është Habib Rexha 31 vjeç, i cili pasi kreu krimin është larguar në drejtim të paditur. Po ashtu policia ofron 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tij.
Advertisements
31-vjecari rezulton të jetë vëllai i Altin Rexhës, i cili u vra pak jave me pare ne Kavaje pas nje konflikti me vellain e Arjan Goses, Edmond Gosa. Edhe ky i fundit mbeti i vrare.
Njoftimi i policise
Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.
Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç