Një qen është duke u konsideruar si hero në Kanada. Kafsha, ia ka kthyer më së miri “borxhin” familjes që e birësoi duke i shpëtuar një pjesëtar të saj.
Advertisements
Po si ndodhi kjo? Haley Moore, ishte duke ecur pranë lagjes së saj në Stittsville me qenushin e quajtur Clover, kur papritur pësoi një krizë, e u shtri pa ndjenja përdhe.
Advertisements
Menjëherë këtu hyri në veprim qenushi, fillimisht ai nisi të nuhaste Haleyn, e më pas nisi të shikonte mos kalonte ndonjë makinë. Pasi arriti të lirohej nga litari që mbante në qafë, Clover, detyroi një automjet të ndalonte, në mënyrë që të ndihmonte të zoten e tij. Në ndihmë së resë i erdhi Dryden Oatway.
Ai tha se ishte qeni që e bëri të ndalonte dhe veprimet e këtij të fundit e kanë impresionuar ndjeshëm.
Ndërkaq, Haley e cila pësoi krizën tha se nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur, thjesht i kujtohet momenti ku e ka parë veten në spital.
“Mbaj mend vetëm që u zgjova në ambulancë, nuk mbaja mend asgjë, kur më treguan mbrapa të gjithë dinamikën, mbeta pa fjalë”, u shpreh Haley.