Gazetari i njohur dhe moderatori i “Opinion”, Blendi Fevziu , është baba i dy vajzave edhe pse pas kaq shumë vitesh në ekran, një pjesë e mirë nuk e dinë ende pasi ai preferon ta mbajë private jetën e tij jashtë kamerave.
Advertisements
Por sot na ka surprizuar me një foto me vajzën e tij të madhe, Mishel.
Advertisements
Ndjekësit nuk ngurojnë ta komplimentojnë gazetarin për vajzën e tij mjaft simpatike dhe një pjesë e mirë i ve në dukje ngjashmërin e madhe që bie në sy.
I pyetur nga Rudina se si e ndjen veten përballë Mishel dhe Alis, Blendi përsërit se është një emocion krejt i ndryshëm: “Me Mishel nuk jam angazhuar aq shumë se kam pasur më pak kohë. Ajo është rritur pa qenë unë aq i pranishëm, ndërsa me të voglën, e kam thënë, kam qenë më pranë saj…” – thotë Blendi.
Po mes një babai më pak të përkushtuar dhe një tjetri “me kohë të plotë”, si janë të bijat? Natyrisht, edhe ato, me një diferencë moshe të konsiderueshme, momentalisht janë më larg njëra-tjetrës.
E madhja, tashmë adoleshente, për Blendin është një shoqe shuëm e mirë. Madje, ai rrëfen edhe për bisedat e shopping-ut që ka filluar të bëjë me të, për bluzat, për xhinset, tipike për moshën e Mishelit.
Megjithatë, gazetari i njohur i Tv Klan, vazhdon të theksojë se më shumë se gjërat materiale, ai do të donte që të bijave t’u linte diçka me më shumë vlerë: “I kam thënë se do mundohem që ti të udhëtosh në sa më shumë vende të botës, që të kesh një pasuri shumë më të madhe se pasioni i shopping-ut apo i gjërave të tjera të moshës…”
Pa Alis? Për momentin, ajo e sheh Blendin si partner në lojë: “Për momentin, jam partneri i saj në lojë. Kush më sheh me të, më thotë “bobo, paska rrjedhur”, aq shumë argëtohem me të. Bëjmë çdo gjë bashkë, shkojmë nga fusha për të luajtur, natyrisht kjo pjesa e verës ka qenë më atraktive…” – thotë Blendi duke shpresuar se, një ditë, edhe së voglës, nëse do të mundet fizikisht,
do t’i injektojë pasionin e tij për udhëtimet, ashtu siç ka bërë me Mishelin dhe ka rezultuar me sukses: “Shpresoj që nëse ajo do të jetë kurioze dhe unë do të jem fizikisht i mundur, do të doja shumë ta shoqëroja nëpër udhëtime të gjata – kjo është pasuria më e madhe që një baba mund t’u lërë fëmijëve të tij – një vizion sa më të madh dhe më të prekshëm për botën…”