Qytetarët në panik! Tërmet 4.1 ballë në Vlorë, flasin njerëzit: Sikur shpërtheu toka

by author

VLORË- Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetarët në Vlorë. Lëkundjet janë ndjerë në orën 02: 50. Tërmeti kishte një thellësi 22 km dhe ishte 11 km në jug të Vlorës.

Advertisements

Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët e Vlorës të cilët kanë shprehur ndjesitë në rrjetet sociale.

Advertisements

‘Tërmet i fortë sa që u zgjuam nga lëvizja e dyerve’, ‘Shumë i fortë u tund shtëpia’- ishin disa nga komentet e njerëzve që ndjenë tërmetin.

Nga tërmeti që u shënua këtë të hënë fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

TË NGJASHME